Ish-kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Stojan Andov ka theksuar se marrëveshja me Bullgarinë është e nevojshme dhe se nuk kemi çështje për të cilat me Bullgarinë nuk mund të kuptohemi.

“Kjo marrëveshje është e domosdoshme dhe shumë e mirë. Në atë mënyrë do të përmirësojmë situatën (atmosferën), jo vetëm në mes Bullgarisë dhe Maqedonisë, por në përgjithësi në tërë rajonin. Për mua, pas nënshkrimit të marrëveshjes, marrëdhëniet e kontratës plotësisht do të normalizohen dhe do të kemi marrëdhënie të ngushta fqinjësore”, ka thënë Andov.