Rreth 87 për qind e territorit të Maqedonisë janë karakterizuar si rajon rural, ndërsa në të jeton 45 për qind e popullatës së përgjithshme, tregon Analiza më shumë dimensionale e varfërisë që e përgatitën Federata e Fermerëve (FFRM) dhe Platforma e Maqedonisë kundër varfërisë.

Siç u tha në promovimin e sotëm të analizës, varfëria rurale është problem serioz për vendin. Në 21 për qind të numrit të përgjithshëm të fshatrave jetojnë më pak se 50 banorë, në 104 fshatra ka nga maksimum dhjetë, ndërsa migrimi i brendshëm arrin 34 për qind.

“Rajonet rurale kanë pësuar shkretim, depopulim, për shkak të migrimit të brendshëm i cili është rreth 34 për qind. Kjo do të thotë se 34 për qind e popullatës rurale është zhvendosur në qendrat urbane. Nëse shtohet edhe migrimi i jashtëm, ai është serioz, problem i madh jo vetëm për mjediset rurale, por edhe për shtetin në përgjithësi”, theksoi profesoresha Emel Tuna, një prej autoreve të analizës.

Global

Sipas saj, gjendja e bujqësisë është faktor shumë i rëndësishëm i cili ndikon në varfërinë rurale pasi që është veprimtari primare e një pjese të madhe të popullatës rurale.

“Rreth 77 për qind e popullatës rurale e cila merret me bujqësi i takon kategorisë ‘punë e papaguar’ që është akoma më e dukshme tek gruaja rurale dhe zyrtarisht është joaktive ose, siç tregon hulumtimi, 63 për qind e grave rurale janë joaktive, nuk kanë qasje në edukim, shumë pak janë të punësuara, ndërsa nëse janë të punësuara fitojnë gjysmën e pagës që do ta merrte një burrë. Gratë rurale njëherësh janë të privuara nga e drejta e pronës dhe çfarë është më e çuditshme, akoma, në kushte të sotme, nuk janë të vetëdijshme se janë të diskriminuara në mënyrë tradicionale”, theksoi Tuna.

T mobile In article [4]

Biljana Petrovska nga FFRM dhe gjithashtu një prej autorëve të analizës nënvizoi se gjatë krijimit të politikave, duhet të involvohen të gjitha institucionet e involvuara, jo vetëm Ministria e Bujqësisë, por edhe ministria e Punës dhe Politikës Sociale, e Ekonomisë,…

Në analizë qëndron se Maqedonia është një prej vendeve më të varfra në Evropë. Prej migrimeve të përgjithshme, në të brendshme, nga fshati në qytet, bien 42,4 për qind e rajonit Verilindor dhe 61 për qind në Pollog.

Hulumtimi i FFRM-së dhe Platformës së Maqedonisë kundër varfërisë bazohet në të dhënat zyrtare të Entit shtetëror për statistikë, Bankës Botërore, Komisionit Evropian, Fridom Haus, Transparensi Interneshënall, UNDP-së, Qendrës për Hulumtim dhe Krijim të Politikave,..