Nëse është në fushë Andi Lila në ndeshjet e Kombëtares, të gjithë e dimë që kundërshtari e ka të vështirë fitoren. Në çdo cep të fushës, në çdo aksion, në çdo tentativë goli.

Një nga futbollistët më të mirë të Kombëtares dhe një nga ata që na jep më shumë siguri sa herë para sfidave të vështira, jashtë fushës nuk qenka aq luftarak e aq ekspresiv sa ç’e kemi njohur në pothuaj të gjitha ndeshjet e Kombëtares. Kështu të paktën thotë edhe bashkëshortja e tij, Ornela…

Image

Global

Këtë sezon vere, Andi Lila po kalon më shumë kohë me familjen, bashkëshorten, Ornela, dhe djalin e tyre 2-vjeçar, Ayan. Që kur i biri erdhi në jetë, për Lilën ka ndryshuar i gjithë ritmi i jetës. Gjithçka e bën me shumë pasion e dashuri.

Image

T mobile In article [4]

I ftuar këtë pasdite në “Rudina”, në Tv Klan, Lila ka ndarë me publikun shumë nga emocionet më të mëdha të jetës, ndeshjet e Kombëtares, sakrificat që atij dhe shokëve të skuadrës u janë dashur të bëjnë për Kombëtaren, ndeshja e famshme në Beograd, por gjithashtu ka ndarë edhe momentin më të bukur të jetës, kur u bë baba për herë të parë: “U bëra baba kur isha 29 vjeç dhe do të doja të isha bërë që 20 vjeç…” – tregon Lila për “Rudina” duke shtuar se jeta pas ardhjes në jetë të Ayan i ka ndryshuar rrënjësisht.

Image

“Jeta më ndryshoi rrënjësisht. Para se të vinte në jetë Ayan, isha më shumë i dhënë pas shoqërisë, ndërsa tani e kam ditën më të organizuar. Ayan është aty gjatë gjithë kohës, më mblodhi në shtëpi…” – thotë ai me të qeshur.

Ayan ishte një bekim për familjen e Lilës, sepse për futbollistin bashkë me të erdhën edhe shumë arritje:  “Çdo gjë shkoi për mirë, firmosa kontratën në Serinë A, ëndrrën e jetës sime, shkuam në Europian me Kombëtaren, na eci çdo gjë shumë mirë. Edhe pse në fillim kishim një lloj ankthi, si do ta prisnin këtë fëmijë, si do të ishim si prindër…”

Image

Ornela, bashkëshortja e Lilës është një nënë e përkushtuar me kohë të plotë gjatë këtyre 2 viteve që kur Ayan erdhi në jëtë. Por edhe për Lilën, ajo thotë se e ndihmon dhe është shumë i gjendur pranë familjes: “Jashtë fushës së futbollit, Andi është komplet e kundërta. Është gjithmonë i përkushtuar me familjen, jemi bashkë gjatë gjithë kohës, kalojmë shumë kohë edhe me djalin. Pasditet i kemi gjithmonë bashkë….”

Image

Nuk mbetet mënjanë as qyteti i Kavajës, atje ku Andi vazhdon të ketë gjysmën tjetër të tij, familjen e prindërve. Motra dhe e ëma tregojnë se Andi i viziton pothuaj çdo ditë, kalon shumë kohë me ta. Si i madhi i fisit, është edhe më i përkushtuari dhe sa herë kanë nevojë, ai është përherë pranë tyre edhe pse tashmë ka familjen e vet…. Është i kudogjendur, si në fushën e futbollit, edhe jashtë saj