Ambasadorja e Kosovës në Amerikë, Vlora Çitaku ka zhvilluar një takim me sekretarin amerikan të Shtetit, Rex Tillerson. Diplomatja kosovare njoftimin rreth këtij takimi e ka bërë përmes një statusi në profilin e saj në “Facebook”

“Mbrëmje e mrekullueshme në Departamentin e Shtetit duke festuar #independenceday. Isha e nderuar për të folur pak me sekretarin Tillerson”, ka shkruar ajo, duke shtuar se Kosova është e bekuar që Amerikën e ka shok dhe aleat të fuqishëm.