Ambasada shqiptare në Turqi ka bërë të ditur se nuk ka qytetarë shqiptare të lënduar nga tërmeti që goditi brigjet turke dhe ato greke, mëngjesin e sotëm.

Reagimi erdhi pasi një tërmet 6.7 ballësh tronditi detin Mesdhe duke u ndjerë më së shumti në ishullin Kos në Greqi dhe në qytetin turistik turk të Bodrumit.

Ambasadori shqiptar në Turqi, Genti Gazheli  deklaroi se grupet  e shpëtimit po kërkojnë ende për të mbijetuar.

Global

Ai shtoi se janë shembur shumë hotele dhe shtëpi banimi.

Guvernatori i krahinës turke të Muglas tha se raportet fillestare sugjerojnë se ka pasur disa lëndime të lehta në krahinë, por nuk ka dëme të mëdha apo ndërprerje të elektricitetit dhe komunikimit.

T mobile In article [4]

Kanali lokal i lajmeve raportoi se rreth 70 persona kërkonin kujdes mjekësor në qytetin turistik turk.

Por pasojat më të rënda janë ndjerë në ishullin grek, i cili është prekur nga një valë mini-cunami.

Vala me sa duket ishte mjaftë e madhe për të arritur disa hotele të vendosura në vijën bregdetare.

Në ishullin Kos dy vetë u raportuan të vdekur në orët e para të mëngjesit.

Autoritetet greke thanë se mbi 100 persona u plagosën.

Epiqendra ishte 10 km në jug të resortit turk të Bodurimit dhe 16 km në verilindje të ishullit grek Kos.