Dani Alves mund të transferohet në Paris Saint-Germain

L’Equipe raporton se ish mbrojtësi i Juventusit, Dani Alves, më shumë ka mundësi të shkojë në Paris Saint-Germain se Manchester City, transmeton Gazeta Express.

Alves është pa skuadër, pas largimit nga Juventusi. Është raportuar se dëshiron të ribashkohet me Pep Guardiolan te Manchester City, por deri më tani nuk është arritur ndonjë marrëveshje.

Për këtë, L’Equipe mendon se ish mbrojtësi i Barcelonës mund të transferohet te PSG-ja dhe se këtë mbrëmje do t’i nisin negociatat.

Sido që të jetë, në Angli raportojnë se braziliani të hënë do t’i kryejë testet mjekësore te City. Pra e hëna pritet të jetë dita vendimtare kur braziliani do ta mësojë të ardhmen.