Bukuroshja shqiptare Almeda Abazi është parë dje tek bënte shopping në një qëndër tregtare. Menjëherë, gazetarët janë afruar për t’i bërë disa pyetje. “A keni projekte të reja?” – ishte pyetja e tyre. “Projekte dhe ide ka shumë por akoma nuk ka asgjë konkrete. Më duhet t’i vlerësoj më parë e më pas do të vendos.”

“Cila do të donit ju të ishte partnerja e ardhshme e Tolgahan në një serial?” “Nuk e di këtë, pyesni Tolgën, jo mua. Është zgjedhja e tij”. – ishte përgjigjia e Almedës. Me sa duket, ajo nuk shqetësohet për aktoret e tjera që interpretojnë në krah të bashkëshortit të saj. Fundja, ky është profesioni i tij!