Prezantuesja e njohur e televizioneve shqiptare, Alketa Vejsiu ka postuar së fundi një foto në Instagram, në të cilën shihet duke qëndruar në plazhin në Dhërmi.

Njëra ndër personazhet më aktive në rrjetet sociale, ka shkruar krahas fotografisë: “Shqipëria, toka e të gjitha ngjyrave më ka ndezur një dritë jeshile për ëndrrat!”