Alketa Vejsiu dhe Arbana Osmani janë ndër prezantueset më të suksesshme në Shqipëri.

Alketa është moderator e disa spektakleve në TV Klan, kurse Arbana njihet si prezantuesja e “Big Brother” nga e cila morri famën më të madhe.

Së fundmi të dyja kanë përditësuar të dhënat e tyre në “Wikipedia”, ku tregojnë edhe për moshën. Alketa është 33 vjeç dhe nënë e dy fëmijëve, ndërsa Arbana është një vit më e madhe dhe ka një djalë.