Gjatë një konference për shtyp të mbajtur në Lima të Perusë, një grup “alienologësh” diskutuan me gazetarët e pranishëm “zbulimin” e tyre të madh.

Ufologu meksikan, Jaime Maussan deklaroi se në vendbanimin antik Nazca Lines janë zbuluar trupat e mumifikuar të disa krijesave që nuk kanë lidhje me njeriun. Sipas tyre, janë pesë trupa të zbuluar dhe që të pestë ngjasojnë më shumë me reptilët sesa me njerëzit.

Zbulimet, sipas Maussan, janë bërë në dy muajt e fundit dhe nga studimet fillestare të trupave është provuar se janë mbi 1700 vjeçarë, që korrespondon me kohën kur shkencëtarët besojnë se janë krijuar figurat gjigante me gdhendje në këtë rajon, e që mund të dallohen vetëm nga ajri.

Global

Grupi i ufologëve prezantuan skanimet me rreze X të trupave të gjetur dhe hodhi poshtë artikujt e publikuar në shumë media se bëhej fjalë për një mashtrim.

“Askush nuk e ka provuar dhe nuk mund ta provojë që ky është një mashtrim. Ne po ju paraqesim disa prova paraprake para kamerave për të treguar se këto specie janë gjetur vërtet këtu. Nëse edhe pas kësaj konference do të ketë dyshime, detyrimi i peruanëve dhe gjithë botës është që të ruajë këta trupa dhe t’i studiojë deri kur të marrë përgjigjet e duhura”, deklaroi Maussan.

T mobile In article [4]