Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, më 3 korrik të këtij muaji ishte për ngushëllime te familja e heroit të kombit Nuhi Berisha, me rastin e ndarjes nga jeta të babit të tij, axhës Rexhep Berisha.

Bashkë me liderin e BDI-së për t’i shprehur ngushëllime familjes Berisha, ishin edhe kryetari i Gostivarit, Nevzat Bejta, shefi i kabinetit të Ali Ahmetit, deputeti i parlamentit të Maqedonisë, Artan Grubi dhe shef i grupit parlamentar të BDI-së në Kuvendin e Maqedonisë, Ejup Halimi. Lideri i shqiptarëve të Maqedonisë, Ali Ahmeti me rastin e kësaj vizite shoqërohej edhe nga Ismet Sylejmani dhe vëllai i tij Xhevdet Sylejmani.