Alexis Sanchez u ka thënë drejtuesve të Arsenalit se dëshiron të largohet gjatë verës dhe të transferohet te Manchester City.

Besohet se tashmë është arritur marrëveshja mes Alexis dhe ekipit të Pep Guardiolas, teksa kanë bërë gati 46.5 milionë paund për shërbimet e kilianit.

“Topçinjtë” janë me dy mendje, pasi nëse nuk e shesin këtë verë, ata rrezikojnë ta humbasin Sanchezin me parametra zero sezonin e ardhshëm, kur lojtarit t’i skadojë kontrata.

Kjo do ta shtyjë Arsenalin e Arsene Wenger ta pranojë ofertën e Cityt.