Këngëtarja Albulena Ukaj, tashmë një emër i njohur në skenën tonë, pritet që të zbutë temperaturat e larta të kësaj vere

Pas fotosesionit të saj me fotografen e njohur Juxhin Shkurti në Shqipëri, burime të Gazetës Express thonë se këngëtarja është në përgatitje të një balade që do të thyej zemrat e adhuruesve të saj.

Madje, për këto balada ka punuar me emra të njohur të skenës sonë e që kënga do të jetë e atij tipi që do të marrë me vete shumë adhurues të saj.

Pas kësaj, Albulena është duke punuar edhe për një këngë tjetër.

Ky do të jetë një bashkëpunim i madh që do ta lë surprizë për të gjithë fansat e mijë”, ka thënë Albulena për Gazetën Express.

Këngëtarja ende nuk ka vendosur se cilën nga këngët e saja ta lansojë më përpara dhe për këtë është duke u konsultuar aktivisht me producentët e saj.

Ajo po ashtu nuk ka treguar për Express se kush ka qenë djaloshi që i ka dhënë 50 000 dollarë për të pirë një kafe më të.

“Edhe kjo të mbetet befasi”, ka thënë Albulena.

Ndryshe, Albulena kohëve të fundit është kopjuar me anë të një fustani edhe nga vajza e Shyhrete Behlulit, Njomza, për të cilën gjë kanë shkruar disa nga mediat vendore.

E njohur jo vetëm për zërin e saj bombastik dhe këngët ritmike, sidomos kënga e fundit “O2”, Albulena vazhdon të jetë njëra prej këngëtarëve më të kërkuara edhe nëpër dasma të ndryshme në Kosovë dhe në Maqedoni

Global