Deputetja nga Lëvizja Vetëvendosje në Kuvendin e Kosovës, Albulena Haxhiu e ka komentuar takimin e Presidentit të vendit Hashim Thaçi me kandidatin për kryeministër Ramush Haradinaj.

Ajo ka shkruar në Facebook se  Thaçi me veprime të tilla, nuk po e ushtron mandatin e tij në përputhje me Kushtetutën dhe përgjegjësitë që ka.

Postimi i plotë:

Presidenti Thaçi paska zhvilluar takim me deputetin Haradinaj. Si duket është i vendosur për aktivitete përçarëse. Zaten ai s’di të bëjë tjetër.

Me veprime të tilla, i njëjti nuk po e ushtron mandatin e tij në përputhje me Kushtetuten dhe pergjegjësitë që ka.

Edhe një herë, nuk është në mandatin e tij t’i shërbejë edhe më tutje koalicionit të Prontos por t’ia kalojë mandatin partisë fituese që mund t’i bëjë numrat.