Albin Kurti i VV’së, ka takuar sot Ambasadorin e ShBA-ve në Kosovë, Greg Delawie. Në takim ishte i pranishëm edhe deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, njofton VV’ja.

Lëvizja Vetëvendosje përmes një komunikate thotë se në këtë takim u vlerësua mbarëvajtja e zgjedhjeve të 11 qershorit dhe u diskutua procesi i formimit të institucioneve të legjislaturës së gjashtë.

 Kjo është kumtesa e plotë: 

ALBIN KURTI DHE GLAUK KONJUFCA TAKOJNË AMBASADORIN AMERIKAN

Sot, në Ambasadën e ShBA-ve në Prishtinë, i nominuari i Lëvizjes VETËVENDOSJE! për kryeministër të Kosovës, z.Albin Kurti, dhe deputeti i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, z.Glauk Konjufca, takuan ambasadorin amerikan z.Greg Delawie.

Në këtë takim u vlerësua mbarëvajtja e zgjedhjeve të 11 qershorit, u diskutua procesi i formimit të institucioneve të legjislaturës së gjashtë si dhe sfidat e punët që e presin qeverinë e ardhshme dhe shtetin e Kosovës në përgjithësi. U trajtuan shumë tema si ajo e sundimit të ligjit dhe luftës kundër korrupsionit, zhvillimit ekonomik dhe investimeve të diasporës, marrëdhënies së Kosovës me Serbinë etj.

Përfaqësuesit e Lëvizjes VETËVENDOSJE! përsëritën gatishmërinë dhe interesimin e tyre për zgjerim të partneritetit dhe thellim të aleancës së Republikës së Kosovës me ShBA-të. Sot, në Ambasadën e ShBA-ve në Prishtinë, i nominuari i Lëvizjes VETËVENDOSJE! për kryeministër të Kosovës, z.Albin Kurti, dhe deputeti i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, z.Glauk Konjufca, takuan ambasadorin amerikan z.Greg Delawie.
Në këtë takim u vlerësua mbarëvajtja e zgjedhjeve të 11 qershorit, u diskutua procesi i formimit të institucioneve të legjislaturës së gjashtë si dhe sfidat e punët që e presin qeverinë e ardhshme dhe shtetin e Kosovës në përgjithësi. U trajtuan shumë tema si ajo e sundimit të ligjit dhe luftës kundër korrupsionit, zhvillimit ekonomik dhe investimeve të diasporës, marrëdhënies së Kosovës me Serbinë etj.

Përfaqësuesit e Lëvizjes VETËVENDOSJE! përsëritën gatishmërinë dhe interesimin e tyre për zgjerim të partneritetit dhe thellim të aleancës së Republikës së Kosovës me ShBA-të.