Kandidati për kryeministër nga Lëvizja “Vetëvendosje”, Albin Kurti gjatë një inervistë për ora news ka thënë se nëse Ramush Haradinaj arrin që të formojë qeverinë, atëherë ajo qeveri do të kishte dy kryeqytete, Prishtinën dhe Beogradin.

“Ajo qeveri do të kishte kryeqytete, Prishtinën dhe Beogradin sepse 9 nga 10 deputetët e pakicës serbe dirgjohen nga Beogradi. Ajo qeveri do të ishte e pakicës dhe jo e shumicës”, ka thënë Kurti.

Më tutje, ai ka folur edhe mandatarin për formimin e qeverisë. Ai ka thënë se herën e dytë, edhe pse kjo varet nga diskrecioni i presidentit, e drejta për ta formuar qeverinë i takon Lëvizjes “Vetëvendosje” pasi që ai diskrecion duhet që të evitoj vendin nga zgjedhejt e reja.