Këngëtari i njohur shqiptar, Albatrit Muçiç në bashkpunim me Nurteelin dhe këngëtaren seksi shqiptare Genta Ismajlin kanë publikuar sot këngën e yre më të re, të titulluar “Po du met Pa”.

Projekti është punuar nga vet performuesi në këtë projekt, Nurteel Morina, i cili edhe ka dorë në tekstin e këtij projekti bashkë me Ghulon. Klipi i këtij projekti është realizuar nga XL Films. Në këtë videoklip Genta shfaqet më atraktive se kurrë dhe projekti është mjaft veror me potencial për t’u bërë hit.

Albatriti dallohet me këndimin e bukur në refren, teksa plot stil shfaqet Nurteel me repturë interesante. Ky projekt pritet të jetë një nga këngët më të dëgjuara të kësaj vere.