Portugalia është alarmuar nga vjedhja masive e armëve, municionit dhe eksplozivëve nga një depo ushtarake.

Një gazetë spanjolle e ka zbuluar një listë të gjatë të granatave, municionit dhe eksplozivit të vjedhur nga depoja ushtarake në Tancos, në verilindje të Lizbones, transmeton Express.

Presidenti i Portugalisë, Marcelo Rebelo de Sousa, ka bërë thirrje për një hetim të pakufizuar ndaj kësaj plaçkitjeje.

Ai ka theksuar se hetimi duhet t’i shikojë lidhjet me vjedhjet e armëve në shtetet e tjera të NATO-s.

Megjithatë, ai nuk ka treguar se për cilat vendet të NATO-s ishte fjala.

Vjedhja u zbulua më 28 qershor ndërsa detajet rreth saj i janë kaluar aleatëve të Portugalisë në NATO.

Plaçkitja besohet se ka ndodhur gjatë natës në një pjesë të perimetrit të sigurisë ku kamerat e sigurisë kishin thyer para dy vjetëve.

Fillimisht, ministri i Mbrojtjes i Portugalisë e përshkroi vjedhjen si serioze, por sasia e arsenalit të zhdukur u kuptua vetëm pasi që gazeta spanjolle El Espanol e publikoi një listë të armëve të vjedhura.

Comments are closed.