Njëmbëdhjetë shtëpi janë evakuuar për shkak të një gropë thithëse që shkatërroi dy shtëpi në Florida. Dhjetëra shtëpi mund të jenë po ashtu në rrezik  pasi gropa ndodhet shumë pranë një liqeni në dalje të lagjes.

“Unë kërkoj që të luteni për njerëzit në këtë komunitet…po shkojnë në shtrat sonte por nuk e dimë a do të jemi në gjendje të zgjohemi më”,  u shpreh një nga banoret.

Pothuajse një duzinë shtëpish të tjera në zonë janë gjithashtu në rrezik për t’u dëmtuar , pasi gropa thithëse  thuhet të jetë gati 76.2 metra e gjerë dhe 15 metra e thellë.

Deri më tani nuk është raportuar për asnjë të lënduar, por  shumë nga banorët janë alarmuar dhe kanë zgjedhur të braktisin shtëpitë dhe të kalojnë natën në hotele aty pranë.