Mbi 2.000 njerëz janë evakuuar nga selia e KS të KB-ve pasi në bodrumin e ndërtesës u aktivizua alarmi për zjarr.

Zëvendësi i zëdhênësit të KB-ve, Farhan Hak tha se alarmi ishte verifikuar dhe se nuk kishte zjarr.

Për shkak të alarmit, për rreth 40 minuta është shtyrë seanca e KS të KB-ve kushtuar Haitit, transmeton AP.