Një degë e al-Kaidës me bazë në Mali ka lëshuar një video të gjashtë pengjeve të huaja përpara një vizite të planifikuar të presidentit francez Emmanuel Macron në atë vend.

Ato përfshijnë një punonjës të OJQ’ve franceze, një kirurg Australian të moshuar dhe një murgeshë kolumbiane, shkruan BBC.

Sipas videos, nuk kanë pasur negociata “të vërteta” për lirimin e tyre.

Midis pengjeve të shikuara në fotografi është Sophie Petronin, e cila u rrëmbye dhjetorin e kaluar në qytetin e Gao, ku ajo drejtoi një OJQ që ndihmonte fëmijët e kequshqyer.

Macron është në Mali për të konsoliduar mbështetjen perëndimore për një forcë rajonale kundër militantëve.

Duke folur në kryeqytetin e Malisë, Bamako, ai tha se Franca dhe vendet e “Sahel G5” – Mali, Burkina Faso, Çadi, Mauritania dhe Niger – duhej të punonin së bashku për të zhdukur “terroristët, banditët dhe vrasësit”.

Global