Harry Hagopian

Detektorët metalik në hyrje të kompleksit të xhamisë Al-Aksa nuk janë kurrgjë më shumë se pengesat më të reja në rrugën e gjatë dhe jo të rrafshët. E në mënyrë të caktuar, largimi i tyre është pjesa e marrëveshjes në mes mbretit të Jordanisë Abdullahut të dytë dhe kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahut për kthimin e zyrtarëve izraelit të ambasadës në Jeruslaem pas ”incidentit” në ambasadën izraelite në Aman, në të cilin rojtari i ambasadës izraelite vrau dy shtetas jordanez.

Por kjo nuk ishte ngjarja e parë, këtu nuk është puna me pajisje sikurse në aeroporte. Mjaft jam i vjetër që të kujtoj luftën 6 ditore të vitit 1967 me ç’rast hebrenjë izraelit kanë deklarurar triumfalisht se më në fund do të luten në Kodrën e Tempullit, siç e thërrasin kompleksin e xhamisë Al Aksa. Nga ajo kohë ky territor i rrethakuar prej 35 hektarësh, i njohur si Tempulli i shenjtë(Harem al Sharif), apo kompleksi i xhamisë Al Aksa, ka qenë arenë e ngjarjeve të shumta të shëmtuara dhe situatave të pazgjidhura.

A ju kujtohet viti 1969, kur xhamia Al Aksa është djegur, apo të hënës së zezë të vitit 1990 kur 20 palestinezë janë vrarë në masakër në Al-Aksa? A ju kujtohen 63 persona të cilët janë vrarë në vitin 1996 gjatë protestave pasi që izraelitët hapën tunelin e ri nën murin perëndimor? Apo intifadës së dytë në vitin 2000, e cila rinisi pasi që Ariel Sharoni sillej rreth kompleksit. Prej asaj kohe konfrontimet në mes palestinezëve dhe ardhacakëve izraelit të cilët i mbrojnë forcat izraelite sollën gjer të eskalimi i dhunës në Izrael dhe në territoret e okupuara arabe. Në të vërtet Izraeli një kohë të gjatë ndjek qëllimet e t’ia politike të shkeljes së vendit palestinez nëpërmjet prizmës religjioze. Thjesht, grabit tokën në bazë të ideologjisë politike dhe pastaj e thekson se e merr për nevojë fetare. Në të vërtet, Izraeli diskuton për konceptin e ngjashëm me të cilin hebrenjtë dhe myslimanët të ndajnë Tempullin e shenjte.

Izraeli ka propozuar që të ndanin edhe në kohë edhe në hapësirë, në të cilin myslimanët dhe çifutët do të hynin në kompleksin e xhamisë Al-Aksa në kohë të ndryshme. Duke propozuar këtë, Izraeli ka shfrytëzuar marrëveshjen për xhaminë e Ibrahimit(të njohur tek hebrenjtë Shpella e patrikut) në Hebron si shembulli i ardhshëm për Jerusalem. Në Hebron, p.sh. Hebrenjtë shfrytëzojnë 60% të xhamisë gjersa myslimanët e kanë vetëm 40%. Në përputhje me këtë, kolonët çifut religjioz po luftojnë të rrëmbejnë këto të drejta në bazë fetare, ndërsa zyrtarët qeveritarët i inkurajojnë nga arsyet politike. Pikërisht këtë javë gazeta Al-Resalah ka lajmëruar se Bezalel Smotrich nga partia Shtëpia çifute bëri thirrje për ndërtimin e sinagogës në oborr të Al-Aksës. Është e rrezikshme kur religjioni dhe politika bashkohen në këtë mënyrë ndezëse. Ndërsa rezultati është se çdo çast shfrytëzohet që të paraqiten realitetet e reja në terren. A nuk është rasti gjatë gjithë kohës me vendbanimet ilegale?

Detektorët metalik, kur të shikohen ndaras, vetëm janë faktor i vogël. Por në shikim të gjerë ato bëhen mjet për vendosjen e kontrollit gradual në territorin palestinez në mënyrën e cila nuk do të shqetësojë ndjenjat arabe dhe myslimane, dhe veçanërisht nuk do të alarmonte bashkësinë ndërkombëtare duke përfshirë edhe Bashkimin Evropian. Çdo rritje e drejtave të hebrenjve izraelit çon në reduktimin e drejtave të myslimanëve palestinez, gjersa një mëngjes myslimanët në Palestinë dhe kudo tjetër të kuptojnë se aranzhmani nga Hebroni është kopjuar në Jerusalem.

Por, ka ekzistuar diferenca. Në të kaluarën, bota arabe dhe myslimane i ka mbrojt drejtat e palestinezëve në vendin e tretë të shenjët në islam. Nga Arabia Saudite gjer në Marok, nga Egjipti gjer në Jordani, këto shtete shfrytëzonin pozitën e vet morale dhe politike të parandalonin zhvillimin e këtyre planeve grabitëse.

Megjithatë, pas kryengritjeve arabe nga periudha 2010-2011topografia politike e rajonit dukshëm është ndryshuar, në disa raste në mënyrë delikate e në disa raste të dukshme. Këto ditë masat arabe janë të zënë me luftërat sizife kundër despotizmit të pushtetarëve të vet, e jo për të ngrit zërin për drejtat e palestinezëve.

Në të vërtetë, Palestina sot ka mbështetje më të madh jashtë botës arabe, se brenda saj. Janë të pakta qeveritë arabe të cilët edhe më tutje i përkrahin të drejtat e palestinezëve, po të jetë fjalë për drejtën ne vetëvendosje, apo në lëvizje të lire, apo në rrëfimin e fesë. Në të vërtetë, është e qartë se po themelohen aleancat e reja dhe armiqësitë e reja, Izraeli është më shumë aleat strategjik me të cilën këmbejnë informatat e sigurisë, e jo kundër tij i cili po lufton për vendet e veta të shenjta dhe drejtave të uzurpuara. Duke qenë se Irani është armik i përbetuar i disa liderëve arab, vlen parimi se armiku i armikut tim bëhet mik.

Prandaj, vështirë është të shikosh të ashtuquajturin kuartetin antiterrorist i cili teatralisht po bllokon Katarin, njërin prej tyre, dhe e dënojnë për procedurat të cilët kurrgjë nuk janë të ndryshme nga procedurat e atyre të cilët e akuzojnë.

A nuk do të ishte më mire të investojnë kohën, energjinë dhe parat duke mbrojtur të drejtat arabe të cilët dalëngadalë për vidhen në mënyrë të vazhdueshme?