Presidenti i Romës, James Pallotta, është tërhequr nga akuzat e bëra për pronarët e rinj të Milanit, për të cilët tha se ishin duke bërë çmendurira me shpenzimet në merkato.

Kreu i klubit roman tha sot se pronarët e Milanit nuk kishin para as për të blerë klubin dhe se për merkaton i kishin marrë borxh.

Pas reagimit të administratorit të Milanit, Marco Fassone, Pallotta ka kërkuar falje nëse ka informacione të gabuara dhe i ka uruar suksese kuqezinjve.

Kërkoj falje nëse kam patur informacione jo të sakta. Kam shumë për të thënë për futbollin italian dhe për rikthimin e tij në maja. Për këtë qëllim pres që të gjithë klubet të japin kontributin e tyre, për të patur një kampionat më të fortë dhe të qëndrueshëm, siç po bëjmë ne të Romës. I uroj suksese Milanit dhe pronarëve të rinj dhe pres me kënaqësi t’i shoh që të bashkëpunojnë për rritjen e nivelit të Serisë A”, tha ai në një prononcim për “ANSA”.