Baftjar Tanushi, babai i nuses 19-vjeçare e cila tentoi të helmonte vjehrrën ka shpërthyer ndaj familjes së dhëndrit.

Baftjari shprehet se si ai, ashtu edhe e bija janë mirë me shëndet dhe po presin me qetësi ditën e gjyqit, kur edhe do përballen me familjen Stafa, për akuzat që kanë hedhur në drejtim të Eldës.

Ndërsa thotë se mezi po pret ditën e gjyqit, Baftjari tregon për gazetarin Enver Doçi se nuk ka çfarë të komunikojë më me dhëndrin Donaldin pas baltës që kanë hedhur mbi vajzën e tij.

“Nuk kam komunikuar me dhëndrin se gocën e kam çuar për të dhe jo për krushkun, tani ta mbajë me dorë se nuk ka qënë i zoti për vajzën time”, – shprehet ai.

Vajza e tij Elda Tanushi u ndalua pak javë më parë nga policia, pas denoncimit të vjehrrës së saj për tentativë vrasje.

Pas ndalimit nga policia nusja bashkë me babain e saj hodhën akuza të rënda në drejtim të vjehrrin për abuzim seksual.