Jemin Gjana, kreu i Komisionit Qendror Elektoral për zgjedhjet në PD, ka reaguar pas deklaratës së Eduart Selamit, i cili tha se gjatë procesit janë shfaqur parregullsi. Sipas Gjanës, procesi deri tani i drejtë dhe korrekt.

Lidhur me deklaratën e Selamit, se ka pasur raste të mungesës në listë, të anëtarëve të PD-së që kanë shprehur më herët votën për të, Gjana tha: S‘ka pasur asnjë animim.

“Është një zyrë që merret me kryqëzimin e  të dhënat të atyre që nuk kanë emrin në listë por kanë një kartë anëtarësie. E kemi bërë këtë kryqëzim për të gjithë republikën, për 73 komisionet e votimit. Janë 4 operatorë që punojnë pa ndërperje që gjithkush të votojë, por gjithkush të mos ta përdore një teser partie për të votuar në dy vende. Nëse dikush është paraqitur nuk ka patur emrin në listë, por ska pasur edhe asnjë dokument ndër vite, mund të ketë edhe raste të tilla”, shtoi ai.

Global

Ndërsa akuzën tjetër se në qendra votimi ka qenë e varur fotografia e zotit Basha, Gjana e pohoi:  Jam vënë në dijeni në orët e mëngjesit. Ka patur një problem që ka të bëjë me fotografitë për faktin se një pjesë e degëve të PD i kanë patur vend votimet në zyrat e partisë dhe për fat të keq nuk është normale. Ne i kemi dhënë porosi që ti heqin fotografitë, ato kanë qenë zyra partie dhe i kanë pasur fotografitë aty. Nuk është bërë në mënyrë të qëllimshme sepse nuk janë marrë fotografitë dhe të vihen atje, por ne kemi ndërtuar vendet e votimit dhe nuk është bërë në mënyrë të qëllimshme.

Pjesëmarrja në zgjedhje është gati e njëjtë me zgjedhjet e 2013-ës, tha më tej Gjana.

T mobile In article [4]