Aktorja Vlora Nikçi ka mahnitur të gjithë me fotosesionin e saj pak para lindjes

E njohur për një numër të madh të roleve, sidomos në teatër por edhe në film, aktorja Vlora Nikçi ka befasuar të gjithë me fotosesionin e saj të fundit që e ka bërë pak kohë para se të lind.

 Aktorja, e cila është e martuar me aktorin Armend Baloku, ka udhëtuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku pritet që edhe të lind në këtë shtet.

Madje, mësohet se Vlora pak para se të mbetej shtatzënë ka qenë e zënë edhe me një sërë projektesh filmike.

Vlora është angazhuar edhe në SHBA gjatë periudhës së shtatzënisë për të xhiruar një film të ri.