Aktorja Stevie Ryan është gjetur e varur në shtëpinë e saj në Los Angeles. Ajo ishte 33 vjeçare.

Në vitin 2002, komikja u transferua në Los Angeles nga Victorville në moshë 19 vjeçare për të ndërtuar një karrierë në Hollywood pasi e kishte mbaruar shkollën e mesme.

Ajo kishte pasion për shkrimin, filmin dhe aktrimin, ndërsa videot e saja i postonte në internet. Shumë shpejt, videot e saja arritën miliona shikime dhe tërhoqën vëmendjen e shefave në industrinë e filmit nga New Yorku deri në Los Angeles.

Karakteret e saja, si Little Loca dhe Sceney Sceneable, ia siguruan serialin e saj televiziv në VH1, “Stevie TV”.

Një ditë para vdekjes, Stevie kishte shkruar se po e përjetonte me vështirësi humbjen e gjyshit të saj. /Telegrafi/