Ike Barinholtz është duke u kuruar pasi ka thyer qafën gjatë xhirimit të një skene për filmin e ri “The Pact”

People raporton se aktori i “Mindy Project” ka thyer dy vertebre në qafën e tij gjatë përformimit të një hedhje nga një platformë e lartë.

“E dinim që diçka nuk është në rregull menjëherë. Ishte e frikshme për një kohë. Fatmirësisht kam pasur doktorë të mrekullueshëm që më kanë ndihmuar me kurimin tim. Unë bëj si më thonë ata”, ka thënë aktori.

Aktori duhet të mbajë një mbajtëse qafe gjatë filmimit të Mindy Project, mbajtësja është futur në storjen e serisë filmike.

40 vjeçari që është i martuar dhe me dy fëmijë falënderon yjet e tij fatlume që lëndimet e tij nuk ishin më të mëdha.