Rreth gjashtë hektarë sipërfaqe është përfshirë nga zjarri në atarin e f.Trebovle-Makedonski Brod, i cili është përhapur pardje, ndërsa akoma nuk është lokalizuar dje dhe për shkak të erës së fuqishme është aktiv dhe po përhapet, kumtoi MPB.

“Nga zjarri janë përfshirë rreth pesë deri në gjashtë hektarë pronë private dhe shtetërore. Nga ekipet e Ekonomizimit me pyje (EP) Sandanski, Makedonski Brod, Njësiti i zjarrfikësve dhe dy aeroplanë të angazhuar përmes Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim dhe Komuna Makedonski Brod, janë duke u ndërmarrë masa për shuarjen e zjarrit”, thuhet në Buletin.

Akoma është aktiv edhe zjarri mbi digën “Kozjak”, i cili për shkak të erës së fuqishme, është duke u përhapur dhe ka mundësi ta kaplojë fshatin Lukovicë-Komuna e Zhelinës. Janë duke u ndërmarrë masa për shuarjen e tij.