Në orët e para të 17 korrikut në Qendrën për pranimin e refugjatëve, në Tabanoc policia është futur me dhunë në shtëpizat ku kanë qëndruar refugjatet nga ku janë nxjerrë më dhunë 18 prej tyre. 10 prej tyre janë depërtuar në Greqi ndërsa 8 të tjerët kanë arritur të arratisen dhe mendohet se gjenden në fshatrat përreth. Informacionet e para erdhën nga Avokati i Popullit Ixhet Memeti por aktualisht në opinion nuk ka më shumë të dhëna për aksionin.

Alsat-M kërkoi konfirmim nga MPB-ja si dhe më shumë informata rreth këtij aksioni por nuk mori përgjigje.

Global