Në shumë lokacione në Maqedoni policia zbaton aksion të madh për zbulimin dhe shkatërrimin e grupeve kriminale dhe emigrantëve ilegal.

Aksionim siç kumton MPB, po zbatohet në bashkëpunim me Sektorin për krim të organizuar të Prokurorisë Publike në suaza të pengimit të kontrabandimit të emigrantëve në territorin e Republikës së Maqedonisë.

MPB paralajmëroi se pas përfundimit të aktiviteve operative, detajisht do ta informojë opinionin për rezultatet e aksionit.