Aksioni Task Forcë i OSHEE vijon të ketë ne fokus abuzuesit e energjisë elektrike, dhe 3 rastet e fundit të shoqërimit në polici janë në Elbasan, kurse në Kukës dy persona janë shpallur në kërkim.

Konkretisht, në Has u konstatua vjedhja e energjisë nga 2 abonentë (Y.C dhe M.C) pa kontrate. Atyre ju ndërpre energjia elektrike dhe u kallëzuan në Prokurorie e Rrethit Gjyqësor Kukës, bëjnë me dije burime zyrtare nga OSHEE.

Në Elbasan, 3 abonentë, një prej të cilëve biznes, janë proceduar në Polici. Abonentët S.S, DH.K. dhe N.P, kishin dëmtuar matësin, duke manipuluar të dhënat e konsumit.