Kumanovë: Aksidentohet ish ministri i Financave të Shqipërisë, Arben Ahmetaj, ja si është gjendja e tij

Nga një aksident që ka ndodhur sot pasdite në Kumanovë, ka mbetur i lënduar ish minsitri i Shqipërisë, Arben Ahmetaj dhe janë plagosur edhe dy të tjerë.
Sot rreth orës 17:30 në kryqëzimin e autostradës në pikën kiftare Tabanoc – Kumanovë në krahun që përfshin rrugën magjistrale Kumanovës dhe Kriva Pallankës, në mes të autobusit dhe dy automjeteve të pasagjerëve, njëri prej të cilëve Range Rover me targa të Shqipërisë në të cilën e drejtonte ish ministri Financave të Shqipërisë, i cili ka goditur një automjet tjetër, njofton TetovaSot.
Arben Ahmetaj, ka marrë lëndime, poashtu janë të lënduar kanë mbetur edhe dy persona tjerë të cilët janë në Klinikën e Shkupit dhe në spitalin e Kumanovës./TetovaSot/