Mbrëmë rreth orës 20 e 30 minuta në udhëkryqin “171” dhe “168” në Tetovë ka ndodhur aksident me pjesëmarrjen e dy automjeteve të pasagjerëve me targa të Tetovës: “Opel Vectra”, i drejtuar nga 21-vjeçari E.A nga Reçica e Madhe dhe “Golf”, drejtuar nga A.A (30) nga Reçica e Vogël, njofton SPB-Tetovë.
Në aksident, është dëmtuar një shtyllë e betonit të energjisë elektrike, lëndime të lehta kanë marr dy pasagjerët e “Opel”, M.A (19) dhe L.B(19) nga Reçica e Madhe. Të lënduarit me një tjetër automjet janë transferuar në Spitalin Klinik të Tetovës, pas ndihmës mjekësore janë liruar nga spitali.
Sipas gjetjeve paraprake të inspektimit, shkaku i aksidentit është mos rrespektimi i kalimit, dhe dëmi i përgjithshëm është vlerësuar në 100 mijë denarë./TetovaSot/