Mbrëmë rreth orës 2 në rrugën rajonale Tetovë-Jazhincë përpara hyrjes në fshatin Sllatinë, ka ndodhur një aksident me makinë ku janë të përfshirë dy automjete e pasagjerëve “Folsfagen Turan” me targa norvegjeze, i drejtuar nga R.Q 30-vjeç nga Slatina, punonjës i përkohshëm në Oslo dhe “Ford Transit” me targa të Tetovës, i drejtuar nga F.R. (34) poashtu nga Slatina, tranmsmeton TetovaSot.

Në këtë aksident, të dy shoferët dhe tre pasagjerët e “Ford Transit” E.P (48), A.I (33) dhe N.I (58) nga Slatina, kanë fituar lëndime të lehta dhe me një automjet mjekësor janë transferuar në Spitalin Klinik në Tetovë.

Pas ndihmës mjekësore, shoferi R.Q dhe shoku E.P janë mbajtur për trajtim të mëtejshëm.

Pas inspektimit do të përcaktohet shkaku i aksidentit dhe gjithçka tjetë. Sipas informatave paraprake, arsyeja është shkelja e të drejtës për tejkalim, ndërsa dëmi i përgjithshëm është vlerësuar në 150 mijë denarë./TetovaSot/

Global