Vajza 5-vjeçe, e cila një ditë më parë u përplas nga një makinë në periferi të Tiranës, ka ndërruar jetë në spitalin Ushtarak.

Aksidenti ka ndodhur te Kthesa e Kamzës (tek pallatet “Malazjane”), ku vajza ishte duke kaluar rrugën bashkë me gjyshin e saj kur janë përplasur nga një makinë.

Alarmin e kanë dhënë kalimtarë, që kanë telefonuar në numrin e Emergjencave 112.

Në vendngjarje u dërguan shërbimet e policisë dhe ambulanca. Nga hetimet paraprake të policisë, rezulton se Xhaferr Kallari, 77 vjeç së bashku me mbesën e tij, A.K., 5 vjeçe, kanë qenë duke kaluar rrugën nga njëri krah në tjetrin, kur janë përplasur nga mjeti tip “Volkswagen” me drejtues I.H..

Image

I moshuari dhe mbesa e tij u transportuan në spitalin Ushtarak. Gjendja e vajzës u paraqit serioze që kur shkoi në spital. E vogla nuk ka arritur të mbijetojë duke ndërruar jetë ditën e sotme, ndërsa i moshuari ndodhet ende nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë, drejtuesi i mjetit u ndalua nga efektivët e policisë.