Një aksident i rëndë ka ndodhur në superstradë disa metra përpara vendit që quhet “kryqëzimi i Blinishtit”.

Bilanci është tragjik: 1 viktime e 10 te plagosur nga përplasja e 3 automjeteve.

Viktima është një 38-vjeçar nga Kosova, emigrant në Gjermani, po kthehej për pushime pranë familjes.

Të plagosurit janë shoqëruar me urgjencë në spitalin rajonal të Lezhës, po punohet për stabilizimin e gjendjes së tyre dhe identifikimin e tyre.