Tre automjete janë përplasur në qytetin e Korçës pasditen e sotme, ku fatmirësisht nuk ka të lënduar, po vetëm dëme materiale.

Raportohet se aksidenti ka ndodhur në afërsi të Bashkisë së Korçës.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po heton për shkaqet e aksidentit.

Gjatë pasdites së sotme në rrugët e vendit tonë janë regjistruar 4 aksidente, nga ku kanë humbur jetën 3 persona dhe janë plagosur gjashtë të tjerë.

T mobile In article [4]