Një çift shqiptarësh në Itali është përplasur nga një automjet mbrëmë në zonën e Genoas.

Sipas mediave italiane, çifti i shqiptarëve udhëtonte me motor kur u përplasën nga një makinë. Përplasja ishte fatale për gruan 35-vjeçare, e cila humbi jetën në spital. Kurse burri i saj 40-vjeçar ka mbetur i plagosur dhe është në gjendje shoku, megjithatë po vazhdon trajtimin mjekësor.

Viktima është Denisa Veliko, kurse bashkëshorti quhet Aleks Gjika 40 vjeç dhe punon në ndërtim. Sipas mediave, çifti ndodhej në plazh në Varazze tek 3 fëmijët e tyre, të cilët qëndrojnë prej një muaji me pushime në një shtëpi të marrë me qira.

Global

Burrë e grua udhëtonin me motor Kawasaki kur përplasën me makinën gjatë një parakalimi. Policia italiane ka nisur hetimet për këtë aksident tragjik, ndërkohë drejtuesi i automjetit është ndaluar.

T mobile In article [4]