Një aksident rrugor ka ndodhur pak minuta më parë në qytetin e Durrësit.

Sipas informacioneve paraprake dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën, pranë pallatit të sportit “Ramazan Njala”.

Deri më tani nuk raportohet për të lënduar, por vetëm për dëme materiale.

Global

Siç shihet edhe nga fotot njëra prej makinave të përfshira në aksident, ajo e tipit “Benz” është dëmtuar në pjesën e përparme.

Ndërkohë, policia ka shkuar në vendngjarje dhe po heton për shkaqet e aksidentit.

T mobile In article [4]