Një aksident i rëndë ka ndodhur në lagjen ‘Xhami’ të Peqinit. Një automjet doli nga rruga dhe përfundoi në kanal duke i marrë jetën një 31-vjeçareje, ndërsa i plagosur rëndë është edhe një tjetër person.
Më datë 02.07.2017 në qytetin e Peqinit në Lagjen “Xhami” shtetasi R.M., 40 vjeç banues në Peqin, duke drejtuar mjetin Volksëagen, Pasat veturë ka dalë nga rruga dhe ka rënë në kanalin që vjen nga Bishqemi-për Kavajë.
N.D., 51 vjeçe banuese në Maqedoni, tezja e drejtuesit të mjetit, ndodhet në spital në gjëndje të rëndë për jetën
Ndërsa Xh.D., 21 vjeçe banuese në Maqedoni, K.M., dhe E.M., 8 dhe 6 vjeçe banuese në Peqin, ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Peqin për veprime të mëtejshme