Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Korçë, në lagjen numër 14.

Policia njofton se në lagjen nr 14 në Korçë, një 42-vjeçar me inicialiet SH. G., është hedhur nga dera e autobusit (urban qyteti), e cila ka qenë e hapur dhe për pasojë është përplasur me një mjet tip furgon të parkuar në rrugë.

Megjithëse spitali ndodhet 1 km larg vendngjarjes, ambulancës i është dashur 15 minuta që të vijë.

Personi i dëmtuar u transportua në Spital dhe ndodhet aktualisht në gjendje të rëndë shëndetësore. Grupi hetimor dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./CityNews