Një emigrant shqiptar 28 vjeçar ka humbur jetën në orët e para të nëgjesit të sotëm në një aksident rrugor në autostradën A16 Napoli- Canosa në territorin e komunës së Grottaminarda në Itali.

Së bashku me të fejuarën e tij po udhëtonin për të takuar prindërit e tij që jetojnë në provincën e Barit.

Për motive ende të paqarta shqiptari ka humbur kontrollin e makinës së tij tip ‘Renault’, duke u përplasur dhunshëm në bordin e rrugës.

Përplasja ka qënë shumë e fortë duke shkaktuar vdekjen e menjëhershme të shqiptarit.

Bashkë me të riun udhëtonte dhe e fejuara e tij 22 vjeçare amerikane, e cila ka mbetur e plagosur por është jashtë rrezikut për jetën.

Dy të rinjtë ishin nisur nga qyteti i Firences me destinacion në një qytezë në provincën e Barit ku jeton familja e shqiptarit.