Një aksident hekurudhor ka ndodhur paraditen e sotme në qytetin e Durrësit, ku treni ka aksidentuar një 60-vjeçar nga Spitalla.

Identiteti i personit që është marrë para nga treni nuk dihet, por ai është dërguar në spital me urgjencë në gjendje të rëndë.

Duke qenë se treni po i afrohej stacionit, ai ka qenë me shpejtësi normale. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po kryen hetimet duke mbledhur edhe dëshmitë e kalimtarëve.