Një vajzë pesë vjeçare ka humbur jetën sot derisa është goditur nga një veturë.

Sipas Policisë në Mitrovicë aksidenti ka ndodhur sot rreth orës 16:00 në rrugën rajonale në fshatin Bajgorë.

“Nga hetimet e para bëhet e ditur se drejtuesi i veturës, tashmë i dyshuar e ka goditur fëmijë e cila më pas është dërguar në spitalin rajonal në Mitrovicë e më pas edhe në QKU ku pas disa orësh mjekët kanë konfirmuar se ka ndërruar jetë”, ka thënë zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës Avni Zahiti.

Sipas Zahitit i dyshuari është arrestuar të cilit i është caktuar masa e ndalimit policor.

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar për  obduksion.

T mobile In article [4]
Global