Një aksident me një të plagosur ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën Tiranë-Durrës, pranë “Mbikalimit të Shkozetit”, rreth orës 22:15.

Makina tip “Opel”, me drejtues R.A., 27 vjeç, është përplasur me një motoçikletë me drejtues një shtetas të paidentifikuar, rreth 35 vjeç, bëjnë me dije burime zyrtare nga Policia.

Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i motorçikletës, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i mjetit tip Opel ndodhet në vendngjarje dhe po pyetet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.