Gjatë së hënës një aksident ka ndodhur në autostradën Tiranë-Durrës, ku dy mjete janë përplasur dhe për pasojë kanë mbetur të plagosur gjashtë persona, mes tyre një fëmijë katër vjeç.

Sipas informacioneve paraprake, mjeti tip Benz-190 me drejtues shtetasin Xh.B., 55 vjeç është përplasur më mjetin tip Opel Aquila me drejtues shtetasin K.H., 50 vjeç.

Nga aksidenti kanë mbetur të plagosur drejtuesit e mjeteve dhe shtetasit D.M, 27 vjeç, M.H, 31 vjeç, E.H.12 vjeç dhe K.H.4 vjeç.

Të plagosurit janë dërguar në spitalin Ushtarak dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.