Një aksident masiv ka ndodhur në rrugën Lezhë-Shkodër ku mësohet se janë përfshirë të paktën 3 automjete.
Ngjarja mësohet se ka ndodhur në kryqëzimin e Blinishtit dhe nga të dhënat e para dyshohet se janë 7 persona të plagosur, disa në gjendje të rëndë.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet.
Aktualisht rruga Lezhë-Shkodër është e bllokuar për shkak të këtij aksidenti.