Një aksident i trefishtë ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën Tiranë-Durrës, me dy persona të plagosur lehtë.

Rreth orës 18:49, në numrin e Emergjencave 112, është bërë një telefonatë për përplasje mjetesh në autostradën Tiranë-Durrës.

Në vendin e ngjarjes janë dërguar shërbimet e policisë të cilat kanë konstatuar se janë përplasur tre automjete.

Konkretisht mjeti tip “Ford Focus” me drejtues: E.P., 22 vjeç, mjeti tip “Fiat Punto” me drejtues shtetasin E.S., 32 vjeç dhe mjeti tip “Volswagen Golf”, me drejtuesin S.L., 33 vjeç, njofton Policia.

Nga përplasja e mjeteve janë dëmtuar lehtë katër persona: S.L., 33 vjeç, I.S., 25 vjeç, K.D., 29 vjeç dhe Xh.H., 17 vjeç, të cilët ndodheshin në makinat e përfshira në aksident.

Grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.