Një shofer ka humbur kontrollin e makinës dhe është përplasur tek trafik-ndarëset. Përplasja me shpejtësi të madhe ka bërë që pasagjeri, i cili nuk kishte lidhur rripin e sigurimit, të fluturojë nga dritarja e makinës. Ai ka përfunduar në rrugë në gjendje të rëndë për jetën.
Aksidenti i tmerrshëm ka ndodhur në komunën Chongqing në Kinë.
Ndërsa në pjesën e mbrapme të makinës u gjet një grua në gjendje shoku.
Ata janë dërguar në spital dhe po marrin ndihmën mjeksore. Autoritetet e Chongqing konfirmuan se pasagjerët nuk kishin vendosur rripat e tyre të sigurimit.
https://www.youtube.com/watch?v=cGyVe7ZryEI&feature=youtu.be